Rama përshkruan Shqipërinë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Nga Exit News
Rama përshkruan Shqipërinë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Kryeministri Edi Rama ka përshkruar se çfarë do të ndodhë në vend, pas zgjedhjeve të 25 prillit, nëse fiton opozita. Në një takim elektoral në Roskovec, Rama duke përshkruar secilin nga drejtuesit e partive opozitare, PD dhe LSI ka treguar se si punët e nisura në vend do të ngecin:

“Kur ata thonë 8 vjet më parë ndodhi një aksident dhe Rama fitoi, i thonë të gjtihë. Kjo do të thotë se 8 vjet më parë ata i bënë shumë mirë gjërat dhe populli nuk ka kuptuar gjë. Kjo do të thotë se do e nisin aty ku janë.

Në Vlorë nuk bëjën fushatë por bëjnë kallëzime. Këtë do ta cojmë në prokurori, këtë në prokurori, aeroportin e Vlorës në Prokurori. Nga ky mesazh njerëzit duhet të kuptojnë se do bllokohet çdo gjë.

Si do t’i gjej Luli vaksinimet? Duke fjetur?

Ndërkohë nuk është për të qeshur ajo që pritet të ndodhë me drejtësinë. Të ndalosh e të ndërrosh drejtim duke dashur të shikosh ato gjëra që i ke parë edhe njëherë dhe ti bësh realitet”.

Rama përsëriti sërish sulmet e tij ndaj Kryetarti të PD-së Lulzim Basha, Presidentit Ilir Meta, Kryetraes së LSI-së Kryemadhi dhe ish-kryeministrit Berisha:

“Me 25 prill, PD do të fitojë humbjen, se do të jetë humbje më e vogël se hera tjetër. Ai [Lulzim Basha] është i lindur për të festuar humbjet si fitore. Po puna është që fle Luli po nuk fle, Ilir, Saliu dhe Monika.

Nuk e kuptoj dot si mund ta bëjnë. Kur voton Lulin është njësoj sikur shkon të blesh vezët çokollatë. Të rroftë lezeti i çokolalatës se pastaj të ngeç në fut.

Ai është Gjino. Shikojeni se si e nxjerrin nëpër dasma nëpër rrugë. Këta fshihen. Saliu dalë pas qytetarit dixhital. Ilir vjen vërdallë dhe gjithëmonë e më shumë thoë fjalën burg burg. I nxjerr frikën vetes. Monika po dihet filxhan më filaxhan”.

Ai u shpreh i bindur se PS do të fitojë shumicën në vend.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>