Kryeministrin Rama përsëriti të martën se qeveria e tij nuk mban përgjegjësi për përplasjen e naftëtarëve me kompaninë private që menaxhon rafinerinë e Ballshit.
Duke folur në një konferencë për shtyp, ai theksoi se ‘çdo ndërhyrje të bërë nga qeveria deri tani, ka qenë përpjekje ekstra dhe se po të mos ishte për qeverinë, naftëtarët do të kishin probleme me rrogën prej 7 vitesh, jo vetëm për një vit:
“Nuk është një marrëdhënie me shtetin. Është një marrëdhënie private. Të gjitha që kemi bërë kanë qenë përpjekje ekstra. Do të kishin 7 vite në këtë situatë.”
Ai theksoi se qeveria nuk ka mundësi ta zgjidhë këtë situatë:
“Deri më tani nuk e kemi zgjidhjen dhe nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga pikëpamja private.”
Rama e quajti të panevojshme grevën e urisë së naftëtarëve sepse ‘gjërat mund të zgjidhen me dialog’ sipas tij.
Naftëtarët e Ballshit, prej 16 ditësh, kanë nisur grevë urie pasi kanë më shumë se një vit që nuk marrin pagat. Para grevës ata protestuan disa javë me radhë, madje dhe para ministrisë së Infrastrukturës por as ministrja Balluku dhe as ndonjë përfaqësues tjetër i qeverisë nuk denjoi t’i takojë naftëtarët.
Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.