Rama: Postimi i ambasadës ruse i papërshtatshëm, mirëpres ndjesë

Nga Exit News
Rama: Postimi i ambasadës ruse i papërshtatshëm, mirëpres ndjesë

Kryeministri Edi Rama e quajti të papërshtatshëm postimin e ambasadës ruse, ku njoftohej se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën Sputnik V në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Rama u shpreh se Shqipëria është e fokusuar tek vaksinat e e Pfizer, AstraZeneca dhe Modernas.

“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Tëitteri i Drejtorit të Komunikimit një ritëit. Mendova se ishte meme, pasi për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla.Postimi i ambasadës ruse nga ana ime konsiderohet i papërshtatshëm.”

Rama tha se po mirëpret dhe një ndjesë nga ana e ambasadës për këtë incident.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>