Kryeministri Edi Rama justifikoi rritjen e numrave të emigracionit me izolimin e shqiptarëve gjatë komunizmit.
“Në dekadën e ardhshme ëshët e sigurtë se më shumë shqiptarë do të ikin se sa do të kthehen”, tha ai në Asamblen e PS-së, më 9 tetor.
Por, ai tha se këtë prirje mund ta ndalojë vetëm Partia Socialiste, pa treguar planin se si do t’ja arrijë këtij qëllimi.
Emigracioni i shqiptarëve u kthye në problem pas vitit 2015 për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Vendi jonë u rendit ndër tre vendet kryesore për kërkesat e azilkërkuesve në Francë e Gjermani.