Kryeminsitri Rama, në një aktivitet kushtuar mësuesve të mërkurën, premtoi rritje rroge për arsimtarët në masën 40% në 4 vitet e ardhshme.
“Rritja e pagave për ju, 40 përqind do i qëndrojmë deri në fund brenda këtij mandati,” deklaroi Rama.
Ai shtoi se qeveria do të rris numrin e zejeve dhe do të fus anglishten e detyruar qysh në klasën e parë.
Në fjalën e tij, kryeminsitri mori rastin të sulmojë drejtorat e shkollave, për të cilët aludoi se e kanë fituar vendin nga lidhjet me deputetët, ndryshe nga mësuesit që janë futur me sistem merite.
“Kemi mësues që janë më mirë se edhe drejtorët. Të njëjtën gjë që bëmë me mësuesit, të bëjmë edhe me drejtorët. Drejtorët nuk duhet të jenë monoklaturë e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive”, u shpreh Rama.
Të njëjtin qëndrim e përforcoi pak më vonë, kur shtoi se ishte krenar për mësuesit, por “jo aq krenar për drejtorët e shkollave”.