Kryeministri Edi Rama u shpreh se universitetet publike të Puglias, Itali do të bashkëpunojnë me universitetet shqiptare. Gjatë një takimi me Guvernatorin e Puglias, të shtunën, Rama nuk sqaroi se si do të kryehëj bashkëpunimi.
Ai u mjaftua duke thënë se “u japim mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria”.
“Ne po bashkëpunojmë në sektorin e shëndetësisë, për shembull ne po planifikojmë së bashku telemjekësinë për të sjellë trajtimin dhe diagnostikimin edhe në qytete më të largëta nga qytetet e mëdha shqiptare; ne jemi duke punuar në universitete”, u shpreh guvernatori i Puglias për median.
Rama vizitoi Puglia në kuadër të Festivalit Mesdhetar të Gazetarëve. Ai shoqërohej nga disa ministra dhe kryebashkiakët e Tiranës dhe Durrësit.
Të premten mbasditë, ai u takuan me rektorët e universiteteve publike, dhe më pas morri pjesë në një aktivitet në portin e Otrantos së bashku me kryebashkiakun Pierpaolo Cariddi për të bërë homazhe në monumentin në kujtim të viktimave shqiptare në 1997.