
Kryeminsitri Edi Rama premtoi përfundimin e procesit të ofrimit të shërbimeve online për qytetarët. Në prezantimin e programit elektoral për ofrimin e shërbimeve online për zgjedhjet e 25 prillit, Rama u shpreh se në mandatit e tretë:
Certifikatat e pronësisë, vërtetimet, kartelat e pasurisë, që jepen sot me vulën elektronike, do të merren online.
Të gjitha aplikimet në e-Albania do të jepet përgjgijia me vulë elektronike online.
Monitorimi i trafikut online do të largojë policët nga rruga.
Apelimet për gjobat e makinës do të bëhet online
Do të nisi procesi për heqjen e rezervave të vulës Apostille në të cilën përfshihen të gjitha vendet e BE-së
Do të nisi procesi i pagesës online për të gjithë shërbimet që ofrohen nëpërmjet portalit e-Albania, për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.