Rama premton kthimin e të tjerë shqiptarëve nga kampi në Siri

Nga Exit News
Rama premton kthimin e të tjerë shqiptarëve nga kampi në Siri

Kryeministri Edi Rama premtoi, të martën, se qeveria po punon për nxjerrjen nga kampi i Al Holit në Siri të shqiptarëve të bllokuar aty.

Gjatë një konferencë për shtyp në Rinas, pas ardhjes bashkë me katër fëmijë dhe një grua të nxjerrë nga kampi, Rama u shpreh:

“Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar. Sidoqoftë të suksesshëm dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është se tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë.

Fëmijët e tjetër janë identifikuar. Janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave. Dhe besoj se më herët dhe vonë do të kthejmë dhe pjesën tjetër në Shqipëri.”

Pyetur për riintegrimin e të kthyerve në shoqëri, Rama theksoi se qeveria ka ngritur një strukturë pritëse për të kthyerit nga Siria, për të bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe më pas do të shohim si do të zhvillohen gjërat.

Ndërsa pyetur nëse të rinjtë të kthyer, të përfshirë në xhihadizëm do të dënohen sipas ligjit shqiptar, Rama tha se kjo nuk është çështje e tij, por e drejtësisë:

“Kush ka bërë krime do të nënshtrohet para drejtësisë, por këto nuk janë cështje të miat. Janë institucione të tjera që do të merren.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>