Rama premton nisjen e vaksinimit masiv

Nga Exit News
Rama premton nisjen e vaksinimit masiv

Kryeministri Edi Rama premtoi nisjen e vaksinimin masiv në javët e ardhshme. Në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Vlorë, Rama u shpreh se po punon për një marrëveshje për nisjen e vaksinimin masiv në javët e ardhshme.

“Kemi marrë konfirmimin për 38 mijë vaksina nesër nga astrazeneca. Po bisedojmë për një kontratë për të nisur vaksinimin masiv javën e ardhshme me objektiv lehtësimin e sezonit turistik.”

Më herët, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se vendi pritet të marrë 68 mijë vaksina nga kompania AstraZeneca, duke theksuar se synimi i qeverisë është të vaksinojë popullsinë brenda 14 muajve.

Shqipëria ka marrë 32,565 doza të vaksinës së Pfizer. Pritet që të premten të mbërrijnë 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca, duke e çuar totalin e vaksinave në 70,965.

Deri më tani janë vaksinuar 21,613 qytetarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>