
Kryeministri Edi Rama premtoi, të mërkurën, se nxënësit e shkollës ‘Dan Bajrami’ në Gjorm të Laçit, do të futen në shkollën e re brenda datës 26 nëntor.
Shkolla u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe po rindërtohet.
Rama bashkë me ministrin Ahmetaj vizitoi sot Gjormin për të parë nga afër punimet.
Sipas tij, shkolla e re do të jetë me standarde europiane dhe do të ketë më shumë hapësira për nxënësit.