Rama premton rritje të pagës minimale në mandatin e tretë

Nga Exit News
Rama premton rritje të pagës minimale në mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se synon të rrisë pagën minimale në 40 mijë lekë. Ai tha se personat me këtë pagë nuk do të paguajnë taksë mbi të ardhura.

Gjatë një komunikimi për qytetarët në Fier, Rama u shpreh:

“Duam të bëjmë një ndryshim dhe po  e studiojmë sepse do ta kemi pjesë të planit që do e shpalli mpara se të hyjmë në pjesën e fundit të fushatës. Sot e kemi pagën 300 mijë lekë pa taksa ta çojmë në 400 mijë lekë pa taksa. Kush paguhet deri në 400 mijë lekë të mos paguajë taksë mbi pagën. Kjo do të lehtësojë jo pak dhe numrin e atyre që preken nga kjo masë është shumë i madh”

Rama tha se do të forcojë shkollat profesionale dhe nuk do të taksojë qytetarët që fitojnë pak të ardhura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>