Rama prezanton planin e punësimit: Rritje të pagës minimale, aplikimet për ripunësim te e-Albania

Nga Exit News
Rama prezanton planin e punësimit: Rritje të pagës minimale, aplikimet për ripunësim te e-Albania

Kryeministri Edi Rama prezantoi të mërkurën planin e nxitjes së punësimit për ata që kanë mbetur të papunë gjatë kohës së pandemisë.

Rama deklaroi se për ata të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë do të jepet dyfishi i ndihmës ekonomike, duke theksuar se aplikimet për tu ripunësuar bëhen pranë e-Albania.

“Për ata që humbën punën në pandemi do kemi 2 fishim të ndihmës ekonomike pas situatës me covid. Kujtojmë që nga qershori 20 mijë prej 30 mijë personave që humbën vendet e punës u ripunësuan.
Aplikimet tani për tu ripunësuar bëhen përmes e-Albania, pa asnjë kosto shtesë”

Rama shtoi se do të rrisi pagën minimale der në 30 mijë lekë të reja.

“Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qënë një nga objektivat tona vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>