
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, 15 mars, programin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një aktivitet të shfaqur në Facebook, Rama u shpreh se synon të rrisë pagën e ulët çdo vit deri në 38 mijë lekë, dhe në fund të mandatit të tretë në 40 mijë lek.
Ai premtoi heqjen e taksës mbi pagën 40 mijë lekë duke nisur nga 1 janari 2022, si dhe uljen e tatimit mbi fitimin për pagat mbi 250 mijë lek.
Kryeministri premtoi rritje të pagave me 30% për administratën publike, 40% për pagat e mësuesve dhe mjekëve.
Ai premtoi gjithashtu se me programin e ri të PS-së, “emigracioni nuk do të jetë më një zgjedhje”, për shqiptarët.