Rama pronarëve të lokaleve: Zbatoni rregullat se mund ‘t’iu sulim’ policinë

Nga Exit News
Rama pronarëve të lokaleve: Zbatoni rregullat se mund ‘t’iu sulim’ policinë

Kryeministri Edi Rama i kërkoi, të enjten, publikisht, pronarëve të bareve e restoranteve të zbatojnë protokollet e vëna nga Ministria e Shëndetësisë, si mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Gjatë ceremonisë së marrjes së 60 respiratorëve nga NATO e SHBA, Rama theksoi se qeveria nuk e ka të vështirë ‘t’i sulë’ lokaleve policinë, por se beson tek ndërgjegjësimi i secilit prej pronarëve të lokaleve për të zbatuar rregullat e për të shmangur një mbyllje të dytë:

“Ju lutem bareve dhe restoranteve që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin, të mos e keqpërdorin tolerancën tonë si dobësi.

 Nuk është e vështirë për ne që të sulim policinë e shtetit për të vendosur rregull.

 Ju lutem silluni me përgjegjësi të madhe, të mos bëhemi ne me duart tona arsyeja që të mbyllin dyert e shtëpive, të lokaleve e makinave.”

Rama i bëri apel të gjithë qytetarëve që të mos mos e bëjnë edhe më të vështirë luftën kundër Covid-19 me shkeljen e rregullave dhe besimit tek teoritë konspiracioniste se e gjitha kjo është një lojë:

“Dua t’ju lutem, t’ju përgjërohem qytetarëve shqiptarë që mos ta bëjnë atë më të vështirë. Do ti lutem atyre që s’duan ta besojnë se sa e vërtetë dhe e vështirë është kjo luftë dhe mbyten në lugën e ujit të konspiracionit dhe të thashethemeve dhe llafeve që janë fukarallëk i klubeve dhe e përqeshin këtë luftë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>