
Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë qeverisjes së tij u bë e mundur vaksinimi dhe rindërtimi i shtëpive.
Gjatë fjalës së tij në Kamëz, ai u shpreh se politika e tij mundësoi që të gjithë qytetarët e prekut nga tërmeti të futen në shtëpitë e reja.
“Është politika që sot po i bën të mundura të gjitha këto. Po të mos ishte politika, sot ne nuk do të ishim duke prekur numrin 300 mijë të shqiptarëve të vaksinuar. Rindërtimin nuk po e bën ndonjë dorë e padukshme, po e bën politika”
Rama u shpreh se vendi po del me ritme të shpejta nga pandemia e Covid-19.