
349 studentë të ekselencës kanë aplikuar për të qënë pjesë e plaftormës Gati për Shqipërinë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se në këtë portal kanë aplikuar :
- Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
- Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
- Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë
Ai shprehet se secili prej tyre do të zhvillojë një takim me kryeministrin për të diskutuar mbi idetë e tyre.
“Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës
[email protected]”, shkruan Rama.
Nuk dihet ende në çfarë baze ligjore Rama do të rekrutojë këta studentë, pasi ligji për nëpunësin civil parashikon një procedurë të caktuar përmes të cilës rekrutohen punonjësit e administratës shtetërore.