Kryeministri Edi Rama publikoi videon e takimit me katër fëmijët shqiptar të shpëtuar nga kampi sirian Al-Hoti, të hënën.
Personat që do të kthehen nga kampi janë Floresha Rasha sëbashku me tre fëmijët e saj, dhe Endri Dumani.
Motra e Enrit, Eva Dumani, sipas Kryeministrit Rama “nuk ka qënë e mundur të kontaktohet. Ajo është mirë por informacionet janë pak të komplikuara”.
Ai njoftoi se “e ëma e fëmijëve të vegjël është në një gjendje të vështirë ka një plagë në trup, por edhe ajo do të vijë me ne”.
“Ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Presim sinjalin e fundit për të marrë edhe fëmijët e tjerë. Endri po kthehet, Eva është mirë, por informacionet janë pak të komplikuara”, njoftoi Kryeministri.
Rama tha falenderoi “drejtorin e anti-terrorit dhe punonjësit tjetër të policisë që kanë operuar gjatë gjithë kohës në territor dhe konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban. Na ka ndihmuar për të bërë ato lidhjet me faktorët”.
Qeveria ka ngritur një strukturë pritëse për të kthyerit nga Siria, për të bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe më pas do të shohim si do të zhvillohen gjërat.