Rama, punonjësit nuk i detyruam ne, i dhuruan me dëshirë

Rama, punonjësit nuk i detyruam ne, i dhuruan me dëshirë

Punonjësit “nuk i detyruam ne të japin rrogën se nuk kemi lekë. Asgjë nuk është bërë me detyrim”. Kështu u shpreh Kryeministri Rama në mbledhjen e radhës sot në mëngjes.

“Refuzoj atë shpifjen që kemi detyruar punonjësit të japin rrogën se nuk kemi lekë. Asgjë nuk është bërë me detyrim! Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit, kryetarët e bashkive bënë të njëjtën gjë”, tha ai.

Kryeministri, gjithashtu njoftoi se:

Qeveria do të mbulojë qiranë për të pastrehët e tërmetit për një vit

“100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim”.

Qeveria do të japë 2 milionë lekë për ata që do ta ndërtojnë vetë shtëpinë

“Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë t’u japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat”.

Bashkitë duhet të japin leje ndërtimi për 24 orë

“Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i meremetimeve, në Durrës janë 12 kompani, unifikoni procedurën me Tiranën, për 24 orë të jepet leja, por plani i supervizionimit të jetë i joni”.

Hartimi i listës së kompanive pjesmarrëse në procesin e rindërtimit

“Duhet bërë edhe lista e kompanive që përmbushin parametrat e sigurisë që do të jenë pjesë e shortit për ti ftuar më pas në programimin e rindërtimit. Ky program kërkon një fuqi punëtore të madhe”.

Kuvendi do të miratojë ligjin për punëtorët e huaj në vend

“Kemi një problem me fuqinë punëtore, të marrim edhe nga jashtë. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 ta kalojmë në parlament, që e kemi bërë gati që në tetor për aksesin e fuqisë punëtore nga jashtë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>