Kryeministri Edi Rama e quajti “eksperiment të dështuar” krijimin e një qeverie teknike përpara zgjedhjeve. I ftuar në emisionion Opionin, ai tha se “qeveria fitohet me votë” dhe qeveria teknike nuk “lehtëson dhimbjen e humbjes”.
Kryeministri tha se në 2017 opozita mori gjithçka deshi, por drejtimin e qverisë nuk e merrte dot.
“Qeveria teknike është një eksperiment i dështuar. Nga kjo pikëpamje morën çfarë kërkuan. U kam thënë merrini të gjitha, por nuk merrni dot drejtimin e qeverisë. Ju mund ti merrni të gjitha, gjithë ministrisë, drejtoritë. Të gjitha. Morën çfarë deshën. Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave. Pse duhet të përsërisim një gjë që është bërë dhe nuk ka dhënë rezultat në lehtësimin e dhimbjes së humbjes dhe duhet të japë tani? Qeveria fitohet me zgjedhje”, tha Kryeministri Rama në intervistë.