Rama qorton vendet e zhvilluara për qëndrimin ndaj afganëve

Rama qorton vendet e zhvilluara për qëndrimin ndaj afganëve

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për The Guardian të hënën u hoqi vërejtje vendeve të zhvilluara mbi refuzimin e strehimit të emigrantëve afgan, duke u shprehur se “nuk e kuptonte se si mund t’u kthenin shpinën”.

“Kjo përplaset e vlerave që predikojmë të gjithë. Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij, ” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se ishte i tronditur që njerëzit që do të liheshin pas dhe se shqiptarët e kuptonin mirë situatën e afganëve, pasi e kishin përjetuar vetë.

“Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Ka të bëjë me atë që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë ”.

Shqipëria ka pranuar të strehojë disa qindra afganë, të cilët kanë punuar për qeverinë amerikane.

Kryeministri Edi Rama tregoi të dielën se ka pranuar dy kërkesa nga organizata jofitimprurëse amerikane për strehimin e afganëve në vend.

Grupi i parë pritet të mbërrijë në vend brenda javës dhe do të strehohen në Tiranë dhe Durrës.

Në Durrës, afganët pritet të vendosen në disa hotele, ndërsa në Tiranë në dy godina në qytetin studenti ku studentëve iu është kërkuar të largohen për të paktën tre javë.

Rama, i cili pranoi se kishte zhvilluar bisedime mbi stregimin e emigrantëve afgan vetëm pasi doli lajmi nga agjensia e lajmeve Reuters, iu përgjigj kriticizmit për mungesën e trasparenës në vendimmarrje duke komentuar në rrjetin Facebook se fitorja e mandatit të tretë qeverisës ishte ‘autorizimin’ për të marrë vendime në emër të popullit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>