Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të publikuar në disa media pranë qeverisë, se këshilltari i Presidentit Ilir Meta kishte paguar për një fushatë shpifjeje për ardhjen e mbetjeve kimike në Shqipëri.
Rama shkruan:
“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”
Një gazetë italiane ka botuar një artikull ku akuzon këshillltarin e Ilir Metës, Ilir Kulla si të përfshirë në fushatën kundër ardhjes së mbetjeve kimike.