Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja për Reformën Zgjedhore është e fundit marrëveshje, që do të ndërmjetësohet nga ndërkombëtarët.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ai u shpreh:
“Personalisht mendoj se kjo duhet të jetë e fundit dhe miqtë tanë, partnerët tanë të paçmueshëm nuk duhet të ndjehen më në këtë pozitë, ashtu sikurse edhe zgjedhësit tanë nuk kanë pse të na shohin dyerve të ambasadave.”
Rama theksoi se Shqipëria është i vetmi vend me “një paaftësi kronike për të dialoguar mes vetes, për t’u mirëkuptuar dhe gjetur zgjidhje për ato çështje që rëndom janë të krijuara nga sebepe të natyrës politike.”