
“Nuk është rastësi që Ukraina është vizita ime e parë zyrtare si kryetar i radhës së OSBE-së dhe siç ia thashë më parë ministrit ajo reflekton rëndësinë e madhe që u kushtoj përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe rreth saj”.
Kështu u shpreh Kryeministri Rama në vizitën e tij të parë si kryetari i radhës i OSBE-së, gjatë konferencës për shtyp në Kiev.
“Synimi ynë pikë së pari është të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm. Rifillimi i dialogut të nivelit të lartë dhe rezultatet e samitit të Normandisë janë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë mbetet shumë për t’u bërë”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama më herët u takua me Ministrin e Jashtëm dhe me Kryeministrin e Ukrainës.