Rama: Shqipëria nuk do presi BE-në, do shohë tregjet e lindjes

Nga Exit News
Rama: Shqipëria nuk do presi BE-në, do shohë tregjet e lindjes

Kryeministri Edi Rama dekalroi se Shqipëria nuk është e detyruar të presë tregun europian dhe se do të shohë drejt tregjeve të lindjes.

Gjatë një takimi në Korçë, Rama u shpreh se produktet shqiptare do të dalin në Turqi dhe Lindjen e mesme.

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje.”

Rama tha se gjatë këtyre 7 viteve kanë ndodhur ndryshime të mëdha, duke theksuar se duhet durim për të ecur përpara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>