Kryeminsitri Rama, në një takim elektoral në Lezhë të enjten pasdite, u shpreh se shqiptarët duhet të tregojnë forcë karakteri dhe të bëjnë durim për realizimin e projekteve të tij.
“Na duhet forca e karakterit për të besuar, për të duruar dhe ëpr të vazhduar, ëpr të mos u ldohur dhe për të vazhduar edhe më shpejt,” tha ai.
Më herët, Rama shpalosi planin për ta bërë vendin kampion në Ballkan për turizmin, agroturizmin, energjinë dhe teknologjinë dhe bujqësinë.
Ai tha se Shqipëria ka rritur 8 vitet e fundit eksportet dhe sasinë e tokës së punuar dhe këto ambicie ishin të mundura sepse shtroheshin mbi një bazë që është ngritur tashmë.