Kryeministri Edi Rama kujtoi sot sakrificat e popullit shqiptar për të mbrojtur rreth 2 mijë hebrej të strehuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Zgjedhore
Gjatë përurimit të Memorialit të Holokaustit, të enjten 9 korrik, Rama u shpreh:
‘Mbetet e jashtëzakonshme historia e klerit shqiptar, autoritetet më të larta të cilët u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi ku ata u konsideruan si pala me të cilën pushtuesit mund të komunikonin dhe negocionin.
Atyre iu kërkuan dy gjëra, iu kërkua e drejta mbi arin e Shqipërisë dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit e lartë të klerit asaj kohe, dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së këtij vendi dhe vetë klerit, ‘arin po, hebrenjtë jo’!
Në letrën e tij të rekomandimit, për një bujtës shqiptar, një shpëtimtar, fotografi hebre, Mandil, shkruan: ‘Shqiptarët vërtet nuk janë të edukuar me trashëgiminë e Gëtes, por ata njohin vlerën më të madhe, vlerën e jetës që e mbrojnë, kurdo dhe kudo munden, pa kërkuar asgjë mbrapsht.’
Lexova frazën që “kush shpëton një jetë, shpëton botën mbarë”, një koncept kaq themelor që gjen mishërimin në shprehjen e Nënë Terezës, “në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Dhe shqiptarët nuk e ndaluan nazizmin të bënte kërdinë, por janë qirinj.’