Rama: Sistemi shëndetësor shqiptar në të njëjtin nivel me vendet e zhvilluara

Nga Exit News
Rama: Sistemi shëndetësor shqiptar në të njëjtin nivel me vendet e zhvilluara

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi shëndetësor shqiptar është në një nivel me vendet e zhvilluara si Franca, Italia dhe Turqia.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës ‘Deputeti që duam’, Rama pohoi se spitalet shqiptare i kanë të gjitha kushtet si në vendet e zhvilluara.

“Në kohën e tyre, s’kishte aspirina, për mjekët të gjithë njësoj, uniformë shërbimi e një trupe shtetërore siç janë sot, jo më të gjitha ato të tjerat që sot Shqipëria në spitalet COVID i ka njësoj si në çdo vend tjetër. Njerëzit Shkojnë në Turqi se duan, por asnjë nuk ka mangët këtu në betejë, Turqia ka gjëra fantastike, por në këtë betejë, as Turqia, as Franca, as Italia nuk ka më shumë se ç’kemi ne, nga pikëpamja, logjistike, farmaceutike, profesionale”

Rama i bëri thirrje qytetarëve e poltikanëve të mos thonë asnjë fjalë të keqe për mjekët pasi janë heronj dhe meritojnë respekt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>