Rama: Spitalet para 7 vjetësh në gjendje katastrofike

Nga Exit News
Rama: Spitalet para 7 vjetësh në gjendje katastrofike

Kryeministri Edi Rama deklaroi se para 7 viteve gjendja spitaleve ishte ‘katastrofike’.

Gjatë një komunikimi me qytetarët, ai u shpreh se spitalet në atë kohë nuk kishin ilaçe, kushte.

Gjendja ishte katastrofike. Unë besoj se nuk është e vështirë që për t’u kuptuar, deri para 7 vitesh, se identifikojë dot se kush ishte pacienti apo familjari, mjeku apo infermier, pa folur pastaj për ngrohje, pastërti, etj. Ishte i gjithë sistemi rreth spitalit, furnizime me ilaçe. “

Në lidhje me spitalin e Fierit, Rama sqaroi se nuk po ndërtohet për fushatë, por tani u bë e mundur nisja e ndërtimit të tij. Ai tha se qeveria e kishte kërkuar më herët ndërtimin e tij.

Rama shtoi se spitali i Fierit do të jetë publik pa pagesë ekstra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>