Rama: Spitali i Fierit do jetë publik, do shpronësohen 12 familje

Nga Exit News
Rama: Spitali i Fierit do jetë publik, do shpronësohen 12 familje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se spitali i Fierit do të jetë spital publik.

Gjatë një konferencë për shtyp, Rama tha se shteti shqiptar nuk ia dilte dot ta ndërtonte pasi kosto ishte e lartë. Ai gjithashtu pohoi se PPP dhe financimet e drejtëpërdrejta në shëndetësi kanë dështuar.

“Spitali do të jetë publik, jo privat. Spital i sistemit tonë publik shëndetësor. Do të jetë një spital ku republika e Turqisë do kontribuojë jo vetëm për ndërtimin, por dijen. Për një periudhë kohe do të drejtohet në pavionet e veta nga specialistë turq.

Ne kemi premtuar spitalin e Fierit, kemi bërë shumë përpjekje por s’na ka dalë llogaria. Kërkonte financim të konsiderueshëm. Në kushtet kur ne kemi pasur elementë të sistemit shëndetësor, me PPP dhe financim direkt nuk ia kemi dalë.”

Rama tha se do të shpronësohen 12 familje të cilat do të kenë marrëveshje me shtetin. Ai tha se i ka dhënë garancitë e mjaftueshëm.

Gjithashtu Rama pohoi se spitali do të drejtohet nga mjekë turq për disa kohë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>