Rama sqaron ndryshimet kushtetetuese

Nga Exit News
Rama sqaron ndryshimet kushtetetuese

Kryeministri Rama sqaroi të mërkurën se çfarë parashikojnë ndryshimet kushtetetuese, të propozuara nga opozita në parlament dhe mbështetur nga shumica socialiste.

Sipas Ramës:

  • Hapja e listave i jep më shumë zë qytetarëve në përzgjedhjen e deputetëve.
  • Ndryshimet po krijojnë një kuadër më të mirë ligjor ku koalicionet do të formohen si në gjithë Europën, ose duke kandiduar me një listë të përbashkët, ose pas zgjedhjeve.
  • Nuk do të lejojnë më që të ketë numërim të votave të një partie në favor të një partie tjetër, siç ndodh në sistemin aktual me koalicione parazgjedhore.

“Kaq po bën Shqipëria dhe nëse ka në këtë nisëm një gjë që nuk përputhet me standardin, jam i gatshëm të dëgjoj se ku, por nuk është standart pëlqimi ose jo i Lulzim Bashës që braktisi parlamenti,” u shpreh Rama.

Lajme te ngjashme