Rama sqaron se si llogaritet numri i testimeve për Covid-19

Nga Exit News
Rama sqaron se si llogaritet numri i testimeve për Covid-19

Kryeministri Edi Rama deklaroi, të martën, se numri i testimeve që raportohet çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë është vetëm numri i testimeve që bëhet nga Instituti i Shëndetit Publik, pa përfshirë ato që bëhen në spitalet private.

Gjatë një deklarate për shtyp, Rama tha se është konsultuar me Komitetin e Ekspertëve dhe sipas tyre:

“Nuk numërohen testet që bëhen në privat, përveçse pozitivët. Në rastet e pozitivitetit, kjo përfshihet nga statistikat e përditësuara. Numri i testeve i përgjithshëm që i jepet publiku është vetëm ai në institucionet publike.”

Lidhur me testet e shpejta, Rama tha se ekspertët kanë vlerësuar se nuk janë të domosdoshëm:

“Nuk kemi teste të shpejta. Jo sepse nuk i gjenim dot, por sepse është parë e arsyeshme nga ekspertët që të ketë vetëm PCR.”

Ai la të hapur mundësinë se këto teste mund të hyjnë së shpejti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>