Kryeministri Edi Rama, pasi ironizoi Metën, Bashën e Kryemadhin, sulmoi dhe Bujar Leskajn, përfaqësuesin e PD-së në Vlorë.
Gjatë një takimi me mbështetës të PS-së në Vlorë, Rama e quajti Bujar Leskajn ‘ansambli polifonik i të dehurve të Vlorës’:
“Opozita është siç ishte. Luli e Lesko do e bënin çorap këtë vend.
Leskoja me raki e me qofte e do bëhet ansambli polifonik i të dehurve të Vlorës. Leskua është vlonjat, tonin e kemi.
Ata urrejnë cdo gjë që lidhet me qytetin, pastërtinë, rregullin, bukurinë. Jemi krenar që kemi ndërtuar qytetin e pare pa leje në botë, mrekullia e 8 botës.
Brenda lagjeve është ashtu si ka qënë. Po kush do ti bëjë ato lagje, Leskoja apo Luli, apo Monika. Saliun nuk ua përmend se për fat të mirë atë as demokratët e Vlorës nuk e duan.”