Rama sulmon gazetarët kritikë ndaj paketës Anti-KÇK

Rama sulmon gazetarët kritikë ndaj paketës Anti-KÇK

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot gazetarët dhe analistët kritikë ndaj paketës ligjore kundër krimit. Ai shkroi se ata përdorin krimin si ushqim për politikën kundër qeverisë. Në një sërë postimesh në Twitter ai shkroi se:

“Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin🤮.

AntiKÇK është reagimi i duhur në kohën e duhur, kur puna e sakrificat e policisë poshtërohen nga prokurorë&gjykatës të korruptuar,të cilët janë partnerë të krimit jo nuk dënojnë, po lirojnë vrasës e trafikantë të dënuar dhe punojnë të kapin ç’të kapin para se t’i fshijë Vetingu👎.”

Kryeministri tha se ai ka marrë shembull “nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin👊”.

Dhe në fund shtoi se:

“Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët!”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>