Kryeministri Edi Rama ju përgjigjë sot (2 tetor), komenteve në faqen e tij në Facebook, se oligarkët kanë marrë më shumë para nga shteti se sa kanë paguar taksa.
Ai në postimin e tij sulmoi edhe opozitën duke thënë se:
“100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje”.