Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën duke i thënë se kanë varur shpresat për pushtet tek “katastrofa shëndetësore”.
Në një postim në Twitter, Rama shkroi se ndëshkimin do ta merrni në 25 prill.
Postimi i plotë i Ramës:
“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve”.
Ai e krahasoi sjelljen e opozitës me atë të Italisë.
“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi”.
Rama ju drejtua opozitës me fjalët “çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze”.
“Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin” u shpreh Rama duke nënkuptuar se opozita do të humbë zgjedhjet në 2021.
PD dhe LSI në mënyrë të vazhdueshme kanë treguar se sistemi spitalor është në kolaps.
Kryetari i PD-Basha ka bërë direkt fajtor Ramën për vdekjet e shkaktuara nga kovid.