Rama sulmon opozitën: në çdo sektor një tramvaj

Nga Exit News
Rama sulmon opozitën: në çdo sektor një tramvaj

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një sërë sulmesh kundër Partisë Demokratike, gjatë konferencës së sotme (29 shtator). Më poshtë po përmbledhim sulmet kryesore:

Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë, Domethënë i pangrënshëm se nuk është i ardhur nga hëna.

Atdheun nga greku mbroje nga Likja, edhe Monikën, Saliu dhe Luli, dilni me kanoe, bile bjeri nga Vjosa, se Likja po mbron edhe Vjosën tani. Dilni mbroni gjithë ujrat e atdheut nga armiqtë imagjinar të Lulit dhe Likes.

Vdeksha unë për ty dhe për zotin Basha, ( i referohet gazetares) këtë fjalën kopje programesh përjashtoheni se është pa lidhje.

Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet e duke hapur gojën e lëshuar lugët e floririt është për të qeshur.

Fati i mirë është që këta i kemi parë, nuk janë të paparë. Janë të paparë në mënyrë që bëjnë sikur nuk i kemi parë.

Ne i kemi parë, sidomos këta, Saliu, Luli, Monika janë shalqi të provuar disa herë. Në asnjë nga provat nuk kanë dalë të pjekur. Janë të papjekshëm.

Në çdo sektor një tramvaji i Tiranës, me siguri po të shkoni te SHQUP-i do ju tregojnë tramvajin. Bëni kujdes merrni maskë me vete.

Për ata që thonë gjysma kanë ikur, bashkohuni me kanoe e Monikës, lulin, Salun, Liken dhe jepini kanoes se këto janë përralla.

Keto janë balone tabake, poezi, bejte.

Kuksianët e Londrës që më kanë përqeshur pafund në Facebook për aeroportin do ti marr në Londër do ti ulë në Kukës. Do ti sjell nga Londra në Kukës të votojnë PD. Ndaj PD do të ketë 120 vota, falas, jo nga ato me pagesë që ishte mësuar kur kishte kompani ajrore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>