Kryeministri Edi Rama në një fjalim elektoral në Durrës, më 6 nentor ju drejtua qytetarve duke i thënë se nëse nuk votoni PS çdo projekt do të ndalojë. Rama sulmoi PD-në, duke përmendur se si e gjeti vendin në 2013 dhe se si e ndryshoi qeverisja tij në 7 vite.
” Me 1000% nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shtëpinë e re në zonat rurale apo apartamentin e ri gjatë vitet që vjen në zonat urbane të mund të marrë atë që i takon në kohë dhe me cilësi nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të arrin stafetën.
Nëse ne nuk do të kishin marrë detyrën ato nuk do i kishin marrë kurrë paratë, ashtu si kundër nëse ne do të kishim marrë detyrën invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do i kishin marrë në kohën kur shteti ua kishte borxh”, tha Rama.
Kryeministri sulmoi edhe LSI-në, duke u shprehur se ajo do të jetë “shkatërruese për PD-në e jo më për qytetarët”:
“Monika është apasionuar për Durrësin. E kanë kthyer në një stacion hakmarrje dhe do përmbysin botën. Çfarë do t’i bej Monika, Durrësit. Po Iliri, çfarë do sjelli në Durrës?
Nuk është problemi Monika dhe Iliri problemi është si t’i ndihmojmë votuesit demokratë. Të cilëve i i thotë votoni për PD, dhe pastaj do të kenë peshqesh Ilirn dhe Monikën. Atyre i duhet shpjeguar pse duhet ta refuzojnë këtë ofertë. Sepse është shkatërruese për PD-në e jo më për qytetarët”.
Ai u tregua i bindur se PS do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 2021, dhe do të drejtojë sërish vendin. “Kjo zgjedhje është e qartë ne duhet të jemi gati t’i japin njerëzve ofertën më të mirë në të gjitha nivelet”, përfundoi Rama.