Rama sulmon PD-së në mbyllje të fushatës elektorale

Nga Exit News
Rama sulmon PD-së në mbyllje të fushatës elektorale

Kryeminsitri Rama, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, sulmoi Partinë Demokratike duke thënë se u turret njerëzve rrugëve si “forca paramilitare”.

Sipas Ramës, do të thotë që “për ty njerëzit janë njerëz vetëm kur futen në autokolonën tënde, ndërsa jashtë saj jeta e tyre nuk ka asnjë vlerë.”

Ai shtoi se në 25 prill njerëzit duhet të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë i kanë bërë Shqipërisë të njëjtit njerëz në 30 vjet.

Më 25 prill Shqipëria duhet të çlirohet nga demoni, që sa herë shfaqet në jetën tonë, ja tërheq këmbët poshtë Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Më herët, ai përmendi edhe patronazhistët, për të cilët tha se kryejnë një punë fisnike.

“Të patronazhosh derë më derë, të trokasësh familje më familje, të pyesësh si shkoni, çfarë problemesh keni, çfarë mendoni ju për qeverisjen, çfarë opinioni keni për PS, çfarë hallesh ju pengojnë për të na mbështetur, do të thotë që çdo njeriu t’i japësh vlerën që ka,” tha Rama .

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>