Rama sulmon Vlotana Ademin dhe e akuzon se ka bllokuar projektet e qeverisë në Shkodër

Nga Exit News
Rama sulmon Vlotana Ademin dhe e akuzon se ka bllokuar projektet e qeverisë në Shkodër

Kryeministri Rama është shprehur se arsyeja përse qeveria nuk ka bërë dot investime në Shkodër gjatë dy mandateve ka qenë kryebashkiakja Voltana Ademi e Partisë Demokratike.

Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në Shkodër, Rama ka sulmuar Ademin duke e quajtur mur qorr dhe shurdh, të paaftë, absurde dhe të paditur.

“Jam i keqardhur që s’kemi bërë më shumë, por jo se nuk kemi dashur. Kemi dashur dhe kjo numërohet lehtësisht në  punët qe kemi bërë përtej murit dhe bllokimit që ka bërë bashkia e Shkodrës dhe personit absurd që e drejton atë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, zhvillimin e Shkodrës e ka penguar tifozllëku politik ndaj Partisë Demokratike.

Ai dënoi gjjthashtu fushatën e PD-së për moszbatim të masave anti-Covid.

“Këto janë skena që nuk i takojnë një force politike, që e ka seriozisht të qenit alternativa e vendit”, deklaroi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>