Kryeministri Edi Rama ka takuar, të enjten, Ndihmës Sekretaren e Shtetit amerikan për Arsimin dhe Kulturën Marie Royce.
Gjatë takimit ku mori pjesë dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, të gjithë ranë dakord për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në arsim.
“Shpresoj që të bëjmë më shumë, ka gjëra fantastike për të mësuar nga ShBA në fushat e arsimit dhe kulturës. Nuk janë pak dhe ato gjëra që mund të mësoni nga ne,” u shpreh kryeministri Rama.