
Kryeministri Edi Rama ka takuar më 28 shtator privatisht Nik Gjeloshin, kryetarin e koalicionit “Lista shqiptare”, në Mal të Zi, raportoi media malazeze “Vijesti”.
Takimi u konfirmua nga vetë Gjeloshaj për gazetën “Vijesti’’. “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq’’, tha Gjeloshaj.
Sipas medias malazeze, takimi zgjati më shumë se 1 orë dhe u diskutua për situatën pas zgjedhjeve dhe krijimin e mazhorancës së re në Mal të Zi.