Kryeministri Rama u takua me Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Ai shpërndau në rrjetet sociale momentin e shtrëngimit të duarve përpara takimit.
Kryeministri po zhvillon një vizitë në SHBA në cilësinë kreut të OSBE-së. Pjesë e axhendës së takimeve është edhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit amerikan, Robert O’Brajan.
Më parë Rama zhvilloi takime edhe me përfaqësues të USAID-it, me të cilët tha se kishte diskutuar për konferencën e donatorëve për rindërtimin nga pasojat e tërmeti në Shqipëri dhe Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që ai tha se “do të pasojë paketën Anti-KÇK”.
Washington D.C- Në Departamentin Amerikan të Shtetit me Sekretarin Mike Pompeo 🇦🇱🤝🇺🇸
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 5. Februar 2020