Kryeministri Edi Rama deklaroi se të infektuarit me Covid-19 nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një bashkëbisedim për gazetarët, Rama u shpreh se nuk bëhet fjalë që të infektuarit t’i drejtohen qendrave të votimit.
“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Ata të cilët janë testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata normalisht duhet të vetëkarantinohen, nuk bëhet fjalë.”
Rama shtoi se në vendet e tjera ku ka patur zgjedhje gjatë kësaj periudhe nuk ka patur rritje të të infektuarve.