
Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndëshkohen të gjithë politikanët që bëjnë fushatë duke shkelur rregullat anti-Covid19.
Në një konference për gazetarët të martën, Rama u shpreh:
“Është skandal që partitë politike nuk respektojnë rregullat ndaj koronavirusit. Kam parë se shkeljet bëhen nga të gjithë, nga presidenti, tek ndërmarrja e gruas së presidentit, tek PD, tek PS etj.”
Ai tha se policia nuk do të tolerojë asnjë prej politikanëve, qofshin ministra apo deputetë.
Deklaratat e Ramës vijnë pasi mediat kanë raportuar rastet e grumbullimit të politikanëve në ambjente të mbyllura me mbi 10 persona dhe në disa raste pa maska.