Rama: Të ndëshkohen të gjithë politikanët që shkelin rregullat anti Covid

Nga Exit News
Rama: Të ndëshkohen të gjithë politikanët që shkelin rregullat anti Covid

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndëshkohen të gjithë politikanët që bëjnë fushatë duke shkelur rregullat anti-Covid19.

Në një konference për gazetarët të martën, Rama u shpreh:

“Është skandal që partitë politike nuk respektojnë rregullat ndaj koronavirusit. Kam parë se shkeljet bëhen nga të gjithë, nga presidenti, tek ndërmarrja e gruas së presidentit, tek PD, tek PS etj.”

Ai tha se policia nuk do të tolerojë asnjë prej politikanëve, qofshin ministra apo deputetë.

Deklaratat e Ramës vijnë pasi mediat kanë raportuar rastet e grumbullimit të politikanëve në ambjente të mbyllura me mbi 10 persona dhe në disa raste pa maska.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>