Rama: Të sharat e opozitës ‘më ndezin gjakun’ të punoj më shumë

Nga Exit News
Rama: Të sharat e opozitës ‘më ndezin gjakun’ të punoj më shumë

Kryeministri Rama deklaroi, të shtunën, se nuk i trembet akuzave dhe të sharave të opozitës.

Në një deklaratë për median, Rama tha se, përkundrazi, ‘të sharat i ndezin gjakun’ për të punuar më shumë:

“Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën apo pështymat nga pakica se mua të sharat e panumërta besojini ose jo më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat tona.

Ka një ndryshim mes kritikave, sharjeve dhe shpifje, këto të fundit më ndezin gjakun. Shumë kush e quan arrogancë sjelljen time, por ndoshta duhet ta shohin si pjesë e pasionit të madh që më mban në këtë detyrë.

Shumëkush ma quan arrogancë, por ndoshta duhet ta shohin si shprehje të pasonit të madh që më mban në këtë detyrë pa pushim dhe pa orar, pasionit të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>