Kryeministri Rama vazhdoi të martën traditën e re të bisedave telefonike publike me kandidatët për deputet.
Ai foli me kandidaten e Qarkut të Shkodrës, Edona Bilali, e cila theksoi atmosferën pozitive në qytet dhe sidomos, mbështetjen që PS gëzon mes grupeve të biznesit.
Bilali vijoi duke akuzuar opozitën për grumbullimet sikur të ishte situatë, ndërkohë që “ne kemi një skuadër që numëron distancën, a janë karriget 1 metër larg njëra-tjetrës, çdo takim i hapur me 10 veta…”
Rama tha se vaksinimi masiv duhet të shoqërohej me distancim për të mos e pësuar me rritje të vdekshmërisë si Mali i Zi apo Kosova.
Ai bëri pergjegjës mbështetësit e opozitës, që “i kanë dhënë besim këtyre derdimenëve dhe që e kanë lënë Shkodrën peng të tifozllëkut”.