
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje, të enjten, shqiptarëve të Malit të Zi që të votojnë listën e përbashkët shqiptare, në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit. Ndërsa partive shqiptare, Rama i bën thirrje që të bashkëpunojnë me Gjukanoviçin dhe jo me opozitën malazeze, e cila konsiderohet si e afërt me Serbinë e Rusinë.
Në një videomesazh, kësaj radhë në shqip, drejtuar shqiptarëve në Malin e Zi, Rama u shpreh:
“Ju bëj thirrje të mos e lini pa e ushtruar të drejtën e votës tuaj dhe ta mbështesni sa më fuqimisht listën shqiptare. Ajo listë nuk është thjesht një mbledhje partish shqiptare, por lidh për herë të parë malësinë dhe Ulqinin në një grupim të vetëm dhe si rrjedhojë lidh shqiptarët.
Do të zgjidhni më shumë se sa thjesht për një parti. Do të zgjidhni për fatin e shqiptarëve në Malin e Zi. Një Mal i Zi me frymën euroatlantike të botës, apo një Mal i Zi me frymëmarrje të penguar, nga ndikime, jashtë botë sonë.”
Partitë shqiptare në Mal të Zi garojnë në zgjedhjet e 30 gushtit me një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave. Ata nuk janë në një kaolicion parazgjedhor me partinë e Gjukanoviçit.
Rama theksoi se megjithëse qytetarët mund të kenë shumë kritika, qeveria e Gjukanoviçit është zgjedhja e duhur për Malin e Zi:
Një ditë më parë, Rama bëri publike një tjetër video mesazh, por në anglisht dhe serbisht, ku shprehu hapur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit, ndërsa nuk përmendi fare partitë shqiptare.
Rama bëri thirrje dhe në serbisht duke thënë: “Me vendosmëri për Malin e Zi”, i cili është sllogani i Gjukanovicit për fushatën zgjedhore.
Siç Exit News ka shkuar më parë, deklaratat publike të Ramës në mbështetje të gjukanoviçit, në kohën kur është dhe president i OSBE-së, dëmton bësueshmërinë e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-së.