Rama tregon të gjitha përfitimet që ka marrë familja Cakoni nga shteti

Nga Exit News
Rama tregon të gjitha përfitimet që ka marrë familja Cakoni nga shteti

Kryeministri Rama ka publikuar, të dielën, dokumentet që tregojnë përfitimet e familjes Cakoni, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit humbi dy familjarë.

Shkak për reagimin e Ramës janë bërë denoncimet e Partisë Demokratike, sipas së cilës familja Cakoni është lënë në harresë nga shteti.

Përmes një videoje në Facebook, Rama tregon se familja Cakoni ka marrë nga shteti shqiptar:

– Në dhjetor 2019, familja Cakoni ka marrë si mbështetje të menjëhershme financiare, shumën prej 10 milion lekësh të vjetra.

– Në dhjetor 2019, familja Cakoni është shvendosur në një shtëpi të re, dhuruar familjes nga Bashkia Kamëz.

– Të gjitha shpenzimet për ceremonitë mortore të dy pjestarëve të familjes, kryefamiljarit Kastriot Cakoni 55 vjeç dhe vajzës, Drita Cakoni 15 vjeç, u paguan nga qeveria.

– Djali i mbijetuar Alesio Cakoni përfiton çdo muaj një bursë shkollimi në shumën 15.000 lekë të reja, së bashku me një pension familjar.

– Për disa muaj pas tragjedisë, Mirela dhe Alesio Cakoni janë trajtuar me psikolog, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryeministri Rama akuzoi Partinë Demokratike se ka abuzuar më tragjedinë e familjes Cakoni, për të bërë politikë:

“Në rastin konkret kam përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e rënduar psikologjikisht dhe emocionalisht nga një tragjedi qe nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë.”

Manjola Cakoni prej 3 shtatorit ka pretenduar në media si dhe në një video të realizuar nga PD-në se qeveria e ka braktisur.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>