Rama: Turp për BE-në që mban peng lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës

Nga Exit News
Rama: Turp për BE-në që mban peng lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës

Kryeministri Edi Rama akuzoi Bashkimin Europian se po mban peng lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës, për shkak të problemeve të saj të brendshme.

Në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin Hoti, Rama tha se gjithnjë e më tepër, BE po reflekton problemet e saj të brendshme, në vendimmarrjet për vendet e Ballkanit Perëndimor:

“Është një turp për Bashkimin Europian që sot e gjen ditën mban dhe peng një popull që ende ndalohet të lëvizë lirisht si gjithë të tjerët në Europë.

E dimë arsyen se pse. Arsye nuk gjendet në Kosovë, pasi si shtet i ka përmbushur të gjithë detyrimet që duhet para liberalizimit të vizave.

Arsyesja është në politikën e brendshme të BE-së, e vendeve të BE-së, që kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave qeverisëse. 

Ky nuk është turp, por turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë.”

Prej disa muajsh tashmë, europarlamentarja gjermane Viola von Cramon-Taubadel ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave dhe tashmë vendimi është në dorën e Parlamentit Europian.

Në një intervistë për Koha.net, Von Cramon-Taubadel, e cila është dhe raportuesja në PE për zgjedhjet në Kosovë, shprehu besimin se nga 1 korriku 2020, kur Gjermania të marrë drejtimin e Këshillit të BE-së, ka më shumë gjasa që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Pak ditë më parë, 33 europarlamentarë të Grupit të Partive Popullore Europiane i kërkuan kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel të liberalizohen vizat më Kosovën, pasi i ka përmbushur kriteret.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>